Ramush Haradinaj i ka gjasat më të mëdha që të zgjidhet president

09 tetor 2020 | 09:01

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë prognozën e tij sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Hashim Thaçi. Hasani ka thënë se në konjkturat e tanishme politike, Ramush Haradinaj mund të fitojë pa problem në garën për president të Kosovës.

“Unë besoj se në konjukturat çfarë janë, Ramushi e fiton dhe mundet me fitu pa asnjë problem”, është shprehur ai.

Profesori universitar i së Drejtës Ndërkombëtare Publike është shprehur se nëse jo në votimin e parë, atëherë Haradinaj mund të fitojë në të tretën herë dhe t’i marrë 61 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza të ashpra…