![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/ibra.jpg)
Ibra vazhdon të vuajë nga Covid-19
09 tetor 2020
| 14:04
Zlatan Ibrahimoviqi vazhdon të vuajë nga virusi Covid-19. Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Zlatan Ibrahimoviq dhe Leo Duarte janë akoma pozitiv me Covid-19.
Rezultatet e testeve për Covid-19 te Milan janë kthyer të gjitha negative (për lojtarët që nuk udhëtuan me kombëtare), përveç Duarte e Ibrahimoviq. Dyshja vazhdon të përballet me virusin dhe rrezikon ta humbë derbin Madonnina më 17 tetor ndaj Interit. ‘Rossoneri’ nuk është skuadra e vetme që po përballet me virusin, pasi telashe kishte edhe te Napoli dhe Genoa.
Mbetet të shihet edhe sa kohë do të duhet për rikuperimin e Zlatan Ibrahimoviqit.