Rexha: Presim një sezon të suksesshëm

09 tetor 2020 | 15:02

Skuadrat e basketbollit kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri dhe mezi po e presin fillimin e edicionit të ri në basketbollin e Kosovës. Turneu i Superkupës do të fillojë më 21 tetor, kurse garat në elitë do të fillojnë më 28 tetor. Një nga skuadrat më të dalluara edicionin e kaluar ishte Rahoveci.

“Skuadra e Rahovecit ka filluar përgatitjet për edicionin e ri para 10 dite. Edhe pse vonë, por besoj se do të ngrehemi si në aspektin fizik dhe atë taktik, si fazë fillestare pasi që dihet se pandemia na ka ndarë nga palestra nga muaji mars. Shpresojmë që në ditët në vijim ekipi do të kompletohet me ardhjen e lojtarëve të rinj amerikanë Isaiah Traylor dhe Marvin Jones”, ka thënë kapiteni i Rahovecit, Bardh Rexha, për faqen zyrtare të FBK-së.

“Për momentin si skuadër jemi të motivuar për edicionin e ri dhe presim që në vazhdim të punojmë sa më shumë me trajnerin Bujar Loci dhe të shfaqim lojëra më të mira si në Superligën e Kosovës, po ashtu edhe në Ligën Unike. Sa iu përket synimeve të Rahovecit, ato janë që të arrijmë sa më lart në tabelë, sepse ne kemi lojtarë të mirë vendorë, por presim që përforcimet të na ndihmojnë t’i arrijmë majat e basketbollit të Kosovës dhe asaj Unike”, ka shtuar Rexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Abrashi ishte një nga të përzgjedhurit e stafit mediatik…