Arrestohet kryetari i Istogut, Haki Rugova

09 tetor 2020 | 22:24

Policia e Kosovë ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugova.

Përveç Haki Rugovës, policia ka arrestuar edhe dy zyrtarë tjerë të Komunës së Istogut, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.

“Epoka e re” ka bërë përpjekje për të marrë një përgjigje nga zyrtarë të LDK-së dhe nga zyra për informim e Komunës së Istogut, por nuk kanë mundur të konfirmojnë një gjë të tillë, me arsyetimin se nuk janë në dijeni.

Ndërkaq as policia nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit