Policia jep detaje për ndalimin e Haki Rugovës

09 tetor 2020 | 22:56

Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia ka njoftuar se Rugova dhe dy zyrtarët tjerë janë ndaluar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, bëhet me dije në përgjigjen e Policisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Haki Rugova është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Avokati Berisha: Haki Rugova është shoqëruar në polici për të sqaruar nënshkrimin e kontratave nga ish-nënkryetari Lulzim Blakaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen kualifikuese…