Rama: Nga java tjetër, maska e detyrueshme në çdo ambient

10 tetor 2020 | 14:30

“Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për media.

Sipas tij, kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të hyjë në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

Rama ka thënë se të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku do të jenë ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.

“Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë”, ka theksuar më tej kryeministri Rama.

“Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që ti shmanget gjobës. Të gjitha vendet e Rajonit po shkojnë drejt kësaj mase”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William…