Rreth 90 për qind e investimeve të huaja në Kosovë shkojnë në blerjen e banesave

11 tetor 2020 | 12:46

Edhe ato pak investime të huaja që vijnë në Kosovë nuk shkojnë në sektorë që do të gjeneronin vende të reja pune.

Rreth 90 për qind e investimeve të huaja në vitin 2019 kanë shkuar në sektorin e patundshmërive. Kryesisht investitorët janë nga diaspora që paratë e tyre janë duke i investuar në blerjen e banesave.

Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2019 Investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë arritur vlerën prej 271.8 milionë euro, që paraqet nivel pothuajse të ngjashëm me vitin 2018 (272.1 milionë euro).

“IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 20.0 milionë euro (8.8 milionë euro në vitin 2018). Rritje e IHD-ve u evidentua kryesisht në sektorin e patundshmërive, i cili përbënë rreth 87.1 për qind në gjithsej IHD-të dhe sektorin e industrisë, i cili ka një pjesëmarrje prej 3.9 për qind në gjithsej IHD-ve. Në anën tjetër, sektorët që shënuan rënie ishin kryesisht sektori i ndërtimtarisë dhe ai i tregtisë”, është thënë në raportin e BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian…