Komuna e Ferizajt dhe KFOR-i italian shkëmbejnë eksperiencat në menaxhimin e Covid-19

13 tetor 2020 | 16:50

Në ambientet e zyrës së kryetarit të komunës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtoreshen e QKMF-së, Nadire Imeri, drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, Jeton Zeqiri, drejtorin e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës – Rajoni i Ferizajt, Emin Beqiri dhe drejtoreshen e QRSHP-së, Sevdije Mehmeti, pritën në takim një ekip mjekësh e infermierësh në kuadër të KFOR-it italian.

Temë e diskutimit ishte gjendja e përgjithshme dhe menaxhimi i pandemisë Covid-19 në nivelin lokal. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bëri një bilanc të të gjitha veprimeve që ka ndërmarr Shtabi Emergjent, e kryesuar nga vet ai, në përnbushje të masave mbrojtëse kundër virusit Covid-19.

Ai shtoi se aktualisht Ferizaj është i qetë, numri i të infektuarve është minimal, e ndërkohë është në rritje të vazhdueshëm, numri i të shëruarve.

Në anën tjetër, nga mysafirët u shpreh vullneti që të ndihmohet komuna jonë, në forma të ndryshme, bazuar edhe në eksperiencat që pati shteti italian, në përballje me pandeminë.

Nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore në nivelin lokal u parashtruan kërkesat dhe eksperienca lidhur me menaxhimin e gjendjes, për të cilën me bashkëpunime të tilla si ky me KFOR-in italian, Komuna e Ferizajt pret ballafaqim më të lehtë të kësaj situate.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj…