Holanda aprovon eutanazinë të fëmijët nga 1-12 vjet me lejen e prindërve

16 tetor 2020 | 08:42

Holanda ka aprovuar planet për ta lejuar eutanazinë për fëmijët e sëmurë mes moshave 1 dhe 12 vjet. Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, tha se ky ndryshim i vendimit do t’i ndalonte fëmijët nga “vuajtja e padurueshme dhe e pashpresë”.

Eutanazia është aktualisht e ligjshme në Holandë për fëmijët më të vjetër se 12 vjet, me konsentin e obligueshëm nga pacientët dhe prindërit e tyre. Po ashtu, ishte e ligjshme edhe për foshnjat deri në një vit me miratimin e prindërve. Por, nuk ka asnjë provizion për fëmijët e moshave 1 deri në 12 vjet që kanë sëmundje të pashërueshme.

Ky vendim është treguar ekstremisht kontrovers dhe ka nxitur një varg debatesh të mëdha politike në koalicionin qeveritar që përbëhet nga katër parti. Ka pasur edhe kundërshtime të forta nga ana e partive konservatore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka azhurnuar listën e saj të vendeve me rrezik…