Anton Berisha rikthehet në LDK

16 tetor 2020 | 11:07

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha e ka lënë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për t’u rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë e ka konfirmuar vet Berisha, duke theksuar se si ide kurrë nuk është larguar nga LDK-ja pjesë e së cilës ka qenë më herët.

“Kurrë s’kam dalë prej shtëpisë së vjetër, si ide”, është shprehur ai, kur është pyetur se çfarë e ka bërë të rikthehej aty.

“Nuk jam shkëputur asnjëherë prej LDK-së. Por partia politike e vetmja për mua është Kosova! LDK nuk ka qenë parti, LDK ka qenë lëvizje. Ibrahim Rugova për mua mbetet figura politike më e admirueshme shqiptare nga vitet e 90-ta e këndej”, ka thënë ai për “klankosova.tv”.

Berisha ka pohuar se me AAK-në rrugët i kishte ndarë pas zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019.

“Atëherë është qartësuar mbyllja i këtij cikli. Para zgjedhjeve kam qenë i angazhuar jo vetëm personalisht, por zyrtarisht që LDK-ja dhe AAK-ja të nënshkruanin marrëveshje parazgjedhore për koalicion. Kam menduar se pa LDK-në nuk mund të përmbyllet asnjë marrëveshje”, është shprehur Berisha.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të përgjithshme ka treguar për vendimin e tij.

“Kam qenë në kontakt me zyrtarë të LDK-së dhe jemi dakorduar që t’i kalojmë dallimet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti,…