Murtezaj: Për rezultatet e arritura në ATK, qeveria më shpërbleu me shkarkim

16 tetor 2020 | 21:08

Ilir Murtezaj, i cili deri tani ka ushtruar pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, është i befasuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për lirimin e tij nga pozita e drejtorit.

Në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, Murtezaj tregon se nuk ka qenë i informuar paraprakisht për një vendim të tillë.

“Për mua është lajm befasues, për shkak se nuk kam pasur asnjë takim as me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe as me kryeministrin Avdullah Hoti, për të diskutuar për këto tema”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai e quan “shpërblim për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020”.

“Duke u bazuar në të gjitha vlerësimet, si raportet vendore dhe ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, dhe se fundmi Raporti i Progresit, vlerësohet lartë puna gjatë vitit 2019-2020, në kohën kur unë e kam qeverisur këtë institucion”, ka thënë mes tjerash Murtezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga…