20 ndeshje pa fitore, ultrasit e Schalke 04 rrethojnë stadiumin

19 tetor 2020 | 08:52

Schalke 04 vijon serinë e rezultateve negative ne Bundesliga. Klubi mbretëror barazoi 1-1 me Union Berlin në shtëpi, madje rivali shënoi i pari dhe Paciencia me golin e tij shmangu humbjen.

Ekipi gjerman regjistroi kështu ndeshjen e 20-të pa fitore dhe javën e ardhshme i pret një sfidë edhe më e vështirë, derbi kundër Borussia Dortmund. Një tjetër rezultat negativ nuk mund të tolerohet nga tifozët, që kanë nisur të lëvizin.

Raportohet se 80 ultras të Schalke 04 kanë qenë jashtë stadiumit ditën e sotme, me synimin që të flisnin me futbollist para ndeshjes me verdhezinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa pandemia COVID-19 po ndikon me shpejtësi te njerëzit që…