Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

20 tetor 2020 | 11:00

Policia e Kosovës ka bërë me dije së në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale, raporton “Epoka e re”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër e mitur dhe një mashkull të dy kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, po e kundërshton propozimin e…