KDI-ja: LDK-ja dhe AAK-ja të “heqin duart” nga bordet publike

20 tetor 2020 | 12:35

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar përmes një komunikate për media se sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të kapjes së shtetit, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak, raporton “Epoka e re”.

“Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për performancë të dobët, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit. Sidoqoftë, të njëjtat po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin. Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën logon e LDK-së dhe AAK-së”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Sipas KDI-së, vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të ç’kapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet

“KDI-ja i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika”, theksohet në komunikatën e KDI-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Françeska Jaçe vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Në…