Nisma dhe AKR-ja me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala

21 tetor 2020 | 10:58

Koalicioni Nisma-AKR është bërë me grup parlamentar.

Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Nisma dhe AKR kanë vendosur më 19 tetor që ta formojnë grupin parlamentar të përbashkët.

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, ka deklaruar Osmani

Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma-AKR është zgjedhur Endrit Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida e parë çerekfinale e Superkupës do të zhvillohet sot…