Zemaj: Kujdes i shtuar, mësim i sigurt në bankat shkollore

21 tetor 2020 | 12:23

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka ftuar prindërit, mësuesit dhe nxënësit për kujdes të shtuar ndaj pandemisë gjatë zhvillimit të procesit mësimor.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vetëm kujdesi i shtuar mund të sigurojë mësim në bankat shkollore.

Ai ka thënë se mësimi online nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës.

 

Postimi i plotë i Zemajt:

Kujdes i shtuar, mësim i sigurt në bankat shkollore.

Nxënës të dashur, mësimi online, nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës.

Prandaj, respekto rregullat, respekto rekomandimet e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorët Tuaj.

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

Kështu, ju do të vijoni mësimin, me shoqet dhe shokët në bankat shkollore!

Prindër, shtojeni kujdesin për fëmijët Tuaj, ata kanë nevojë të marrin mësim në shkollë, vendi më i mirë për mësim. Mungesa e kujdesit, sjell vendimin për mësim nga shtëpia.

Mësues, arsimtarë, profesorë,

Respektoni masat anti Covid. Ne kemi besim te Ju. Ju jeni vendimtar për qëndrimin e sigurt të nxënësve në klasë dhe në shkollë.

Zbatoni rregullat.

Ju ruani nxënësit, veten, familjet Tuaja dhe shëndetin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka sqaruar shpërndarjen…