![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/Hoti-7.jpg)
Fillon interpelanca e Hotit për moratoriumin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare
21 tetor 2020
| 12:36
Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së Kuvendit ku janë shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ka nisur interpelanca e kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë seancë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është ftuar të raportojë për njërën nga pikat e marrëveshjes me Serbinë në Uashington, që përfshin zotimin që Kosova të mos tentojë të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare për një vit.
Propozuese e kësaj interpelance është deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.