Gjendja me Covid, ministri Zemaj tregon nëse do të ketë rikthim të masave

22 tetor 2020 | 10:31

Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë nuk nënkupton rikthim të masave të reja. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër Covidit.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për zbatim të pa rezervë të masave kundër Covid-19. Angazhimi ynë i përbashkët në zbatimin e masave, e përsëris se duhet të zbatoni masat dhe kështu e luftojmë pandeminë”, ka thënë Zemaj.

Ai ka theksuar se edhe pasdite do të flitet për këtë temë në një konferencë për medie.

“Të tjera janë obligim i të gjithëve. Për temat tjera ju kisha lutë që edhe pasdite do të kemi komunikim të rezultateve dhe mund t’i ndajmë”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se momentalisht gjendja është në kontroll.

“Besoj që tash edhe ligji edhe praktika që e kemi ndërtuar deri më tash na bëjmë të mundur që të marrim vendime shpejtë, besojmë që gjendja është në kontroll”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraditen e së enjtes do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen…