KEDS Academy VIII hap dyert për studentët dhe nxënësit

22 tetor 2020 | 15:55

Nga dita e enjte, KEDS-i ka hapur dyert për avancimin profesional të gjeneratës së tetë të studentëve dhe nxënësve të Kosovës.

Pjesë e KEDS Academy VIII, mund të bëhet secili nga studentët e vitit të fundit të studimeve në drejtimet e përzgjedhura dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale (viti i fundit), përmes aplikimit. Pra, pjesë e saj mund të jenë inxhinierët, ekonomistët, juristët, shkencëtarët apo gjeodetët e ardhshëm, sikurse nxënësit që dalin nga shkollat profesionale.

“Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Aty, gjatë një viti, pjesëmarrësve iu ofrohen njohuritë më të avancuara në aspektin teorik. Pastaj, vije pjesa praktike, ku pjesëmarrësit janë në kontakt direkt me menaxhimin, operimin e hallkat e sistemit energjetik. Kjo gjeneratë do të pranojë 30 studentët dhe 40 nxënësit më të vlerësuar në bazë të kritereve të parapara. Për studentët do të jetë programi i lidershipit, ndërsa për nxënës programi teknik”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

Pjesëtarët e KEDS Academy përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punës si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Akademia është një mundësi e shkëlqyeshme për përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, sikurse mundësi për t’u inkuadruar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

KEDS Academy ka filluar me gjeneratën e parë disa muaj pas nisjes së operimeve nga vet KEDS-i, pra në vitin 2013.

Ky program ka fituar disa çmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore si në Nju Jork, Paris dhe Stamboll.

Ky program është ndjekur si shembull edhe nga kompani të tjera.

Deri tash, pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 350 nxënës e studentë kosovarë, duke përfituar avancim të madh profesional. Një pjesë e konsiderueshme e tyre sot punojnë në KEDS.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, në një konferencë për…