Drita nuk na rrezikoi në asnjë moment
22 tetor 2020
| 17:14
Mesfushori Kushtrim Gashi një ditë pas fitores që Ballkani e arriti ndaj Dritës (2-0), ka thënë se kundërshtari si skuadër kampione nuk ka treguar aq shumë në përballjen e zhvilluar të mërkurën në Suharekë, duke mos e rrezikuar asnjëherë.
“Drita si kampion nuk tregoj shumë, ndërsa për ne ishte një ndeshje si gjitha ndeshjet e tjera që i qasemi shumë seriozisht dhe në ketë ndeshje shënuam gol herët dhe menaxhuam ndeshjen shumë mirë, duke mos e lejuar të rrezikohemi për asnjë moment”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.
Ballkani është lider në Superligë me 19 pikë të grumbulluara.
(V.Z / Epoka e re)