Rama publikon pamje të punëve në Rrugën e Kombit

23 tetor 2020 | 08:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e së premtes e ka nisur duke publikuar pamje nga Rruga e Kombit. Rama ka publikuar videon në të cilën shihen punët që janë bërë aty. Ai ka shkruar se po bëhen punë për ta kthyer Rrugën e Kombit në rrugë me standarde evropiane të sigurisë, mirëmbajtjes, qarkullimit normal në diell e në borë.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde evropiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin…