Në qytezën “Donald Trump”, nëse përmendni emri Biden, kërcënoheni me armë

26 tetor 2020 | 09:00

Ka më shumë lopë sesa njerëz në qytezën Majemi, në Teksas, dhe të gjithë këta njerëz mbështesin Donald Trumpin. Të gjithë janë republikanë të thekur dhe në vitin 2016, 524 nga 550 votues hodhën votën për presidentin aktual. Ata 26 që nuk e bënë këtë gjë, u përjashtuan nga aktivitetet e komunitetit.

Ky komunitet shumë i vogël demokratësh në këta katër vjet është pakësuar edhe më shumë, pasi dy prej tyre kanë vdekur, ndërsa një është larguar nga aty.

Pra, mirë se vini në qytezën Trump, aty ku vetëm nëse përmendni emrin e Joe Bidenit mund të përcilleni nën kërcënimin e armës.

Një grua që nuk e mbështet Donald Trumpin tha për “Mirror” se ka humbur shumë miq për pikëpamjet e saj politike: “Është çmenduri këtu. Nuk mund të kesh miqësi me dikë nëse nuk je me Trumpin. Ndihem si dele e zezë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina e Universitetit të Oksfordit ‘prodhon’ një përgjigje të fortë…