Hoxha pyet Shalën për djegien e dokumenteve të privatizimit
26 tetor 2020
| 10:59
Anëtari i Komisionit Hetimor i Kuvendit të Kosovës rreth procesit të privatizimit, Sejdi Hoxha, ka pyetur sot të ftuarin për intervistim Ahmet Shalën se çfarë ka ndodhur me dokumentet të cilat janë djegur në zyret e AKM-së, e që kishin të bënin me privatizimin.
Në përgjigjjen e tij, Shala ka thënë se të gjitha dokumentet janë të ruajtura në arkivat e Unionit Evropian. “Pasi e kam përfunduar punën në AKM nuk e di pse nuk e kanë sqaruar. Por, të gjitha dokumentacionet janë të skenuara dhe janë të ruajtura në arkiva të Unionit Evropian”, u shpreh Shala.
A.M/ Epoka e re/