Kadri Shalës i caktohet masa e paraburgimit prej 48-orësh

26 tetor 2020 | 18:26

Kadri Shalës i cili të hënën u dorëzua në Policinë e Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej 48-orësh.

Shala është pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, të cilës iu ishin bërë transaksion mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, me vendim të Prokurorit kompetent, personit të vetedorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, tha Kelani.

“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetë-dorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, kishte konfirmuar Kelani pas dorëzimit të Shalës.

Gjithashtu edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit me inicialet K.Sh, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, percjellë telegrafi.

“Prokuroria Speciale njofton se do të ndërmerren të gjitha veprimet përkatëse ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obama-s në lidhje…