Putini e dërgon Lavrovin në Beograd, arsyeja dialogu Kosovë-Serbi

27 tetor 2020 | 12:13

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov do të mbërrijë nesër (e mërkurë) në Beograd, pikërisht në ditën kur formohet qeveria serbe.

Kur është pyetur nëse ka ndonjë simbolikë, ambasadori serb në Federatën Ruse, Miroslav Lazanski, ka aluduar se kjo është rastësi, trasnmeton Gazeta Express.

“Unë nuk do të kërkoja një arsye të veçantë, sepse ajo vizitë u dakordua në dhjetë ditët e fundit. Udhëtimi origjinal i ministrit Lavrov ishte Athinë-Zagreb-Sarajevë”, ka thënë Lazanski si mysafir në programin e mëngjesit të “RTS”.

Siç është planifikuar, situata aktuale dhe zgjidhja e problemit me Kosovën do të diskutohet në takimin e nesërm të Vuçiqit me Lavrovin.

Lazanski ka thënë se Rusia është e qartë në pozicionin e saj se dëshiron që marrëveshja të përfshijë rezolutën 1244 dhe se do të mbështesin gjithçka për të cilën Beogradi dhe Prishtina bien dakord.

“Unë nuk shoh hapësirë për asnjë lloj spekulimi këtu, nëse pajtohemi me Prishtinën se zgjidhja për Kosovën do të jetë në një mënyrë apo në një tjetër”, është shprehur Lazanski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të mbledh sot përfaqësuesit…