Bujqit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë takim me Mustafën

27 tetor 2020 | 12:16

Një numër i bujqve nga rajone të ndryshme të Kosovës të mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, janë duke protestuar para Ministrisë së Bujqësisë.

Pavarësisht kësaj, ata nuk i kanë bërë të ditura kërkesat e tyre pa prezencën e ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqësisë, Tahir Tahiri, ka thënë se po kërkojnë takim urgjent me ministrin Mustafa dhe se kërkesat e tyre nuk do të bëhet të ditura nëse ky i fundit nuk del në takim.

Derisa para protestuesve ka dalë zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, i cili i ka njoftuar protestuesit që ministri Mustafa i pret brenda në takim.

Pavarësisht kësaj, këta të fundit vazhdojnë të kërkojnë që ministri të dalë para gjithë protestuesve dhe jo që vetëm përfaqësuesit të futen në takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov do të mbërrijë…