Sot derbi Ballkani – Prishtina

28 tetor 2020 | 08:42

Dy nga klubet favorite në garë për titull të kampionit në Superligë, Ballkani dhe Prishtina, do të përballen sot (e mërkurë) në Suharekë.

Në fundjavë të dyja këto klube kanë pësuar humbje dhe synim i tyre është fitorja në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.

Të përzgjedhurit e Ismet Munishit do të përpiqen ta përforcojnë pozitën e liderit në të cilën janë aktualisht, kurse kryeqytetasit do të përpiqen që të mos lejojnë thellimin e diferencës. Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Skenderaj ku Drenica kërkon fitore me trajnerin e ri, por synime të mëdha ka edhe Trepça ’89, sidomos pas fitores ndaj Ballkanit. Gjilani pret ta marrë maksimumin e pikëve ndaj Besës, e cila këtë edicion po dëshmon se është e gatshme gjithmonë për befasi.

SUPERLIGA

Feronikeli – Llapi     1-0
Arbëria – Drita          0-1

Të mërkurën takohen:
14:00 Ballkani – Prishtina
14:00 Drenica – Trepça ’89
14:00 Gjilani – Besa

Tabela

1. Ballkani        8 19 pikë
2. Drita              7 16
3. Gjilani           8 13
4. Prishtina       7 11
5. Arbëria          9 11
6. Trepça ’89     8 11
7. Feronikeli     9 10
8. Drenica          8 8
9. Llapi               8 5
10. Besa             8 5

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këto dy…