Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviq, kërkohet ndihma e Interpolit
29 tetor 2020
| 11:13
Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, është kërcënuar me jetë.
Lidhur me këtë, policia tashmë ka nisur hetimet derisa i dyshuar është shtetasi malazez me inicialet R.S.
I njëjti dyshohet se e ka kërcënuar Abazoviqin dhe meqenëse nuk jeton në Mal të Zi, është kërkuar ndihma e Interpolit për ta privuar nga liria.
Në një mesazh kërcënues, siç shkruan “Rtcg”, Abazoviqi është thënë se do të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze.