![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/LUANA.png)
Ja çfarë zgjodhi Luana që të vishte për “Halloween”
29 tetor 2020
| 16:10
Një ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, u kërkoi ndjekësve të saj të shumtë mendime lidhur me “Halloween”-in. Ajo i pyeti fansat se si kush personazh mund të maskohej.
Teksa mori përgjigje dhe sugjerime të shumta, ditën e sotme Luana ka zbuluar look-un që ka përzgjedhur për emision “Shiko Kush Luan” që rastis edhe me “Halloween”-in. Bukuroshja bionde është bërë si një pirate.
Luana ka ndarë disa fotografi në profilin e “Instagram”-it dhe duhet thënë se duket me të vërtetë bukur. Këtë look nuk ia sugjeroi asnjë nga ndjekësit e saj, por si gjithmonë ajo është mjaft kreative dhe surprizon gjithnjë.
![Kërkoi mendimin e fansave, por ja çfarë zgjodhi Luana që](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-5f9acb2f7d2a9.png)