Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vjet burgim

06 prill 2018 | 10:48

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim, pasi u gjet fajtore për shpërdorim të pushtetit.

Vendimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe paraqet kulminacionin e skandalit që ka tronditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe biznesore.

Park është përballur me një varg akuzash për korrupsion.

Ajo nuk ka qenë e pranishme në gjykatë kur është shpallur vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se i kanë…