![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/415BACE6-BA2E-4B05-A8E3-2DE6101CB4C9.jpeg)
Konfirmohet viktima e dytë kosovare nga tërmeti në Turqi
31 tetor 2020
| 18:46
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se është shënuar edhe viktima e dytë me origjinë nga Kosova si pasojë e tërmetit në Izmir të Turqisë.
Sipas ambasadës, viktima nga familja Dograyan, prej së cilës është konfirmuar edhe viktima e parë.
“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në njoftim.