Vetëm në Prishtinë 165 raste të reja me Covid-19

02 nëntor 2020 | 15:22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të vdekjeve me Covid-19 dhe 486 raste të reja të infektimit.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, vetëm në Prishtinë janë regjistruar 165 raste të reja të infektimit.

Pas kryeqytetit renditet komuna e Gjilanit me 79 raste të reja brenda 24 orëve të fundit. “Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste,  komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka bërë me dije IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar ndriçimin e…