Ky është numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë

02 nëntor 2020 | 15:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të vdekjeve me Covid-19 dhe 486 raste të reja të infektimit.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, numri të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve të fundit është  30.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317”, ka treguar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kategoria Superiore pas një pritjeje shumë të gjatë, do të…