![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/totti-1.jpg)
Totti infektohet me Covid-19
02 nëntor 2020
| 15:51
Legjenda e Romës, Francesco Totti ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.
Sipas “Sky Sport Italia”, Totti ka bërë testin, meqenëse ka pasur disa simptoma në ditët e fundit. Italiani ka filluar të bëhet më i dobët dhe rezultatet e testeve kanë dal pozitive. Thuhet se Totti ka nisur të përmirësohet, ndërsa mbetet të shihet se kur do shërohet.
Ndërkohë, kujtojmë se në tetor Totti humbi babanë shkaku i koronavirusit, por prindi i tij kishte probleme edhe me diabet.