Murati: Ta vazhdojmë rrugën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

02 nëntor 2020 | 16:15

Lëvizja për Bashkim ka bërë homazhe tek varret e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, me rastin e 31-vjetorit të rënies së tyre, raporton “Epoka e re”.

Kryetari i kësaj partie, Valon Murati ka shkruar se duhet të vazhdohet rruga e këtyre dy heronjve.

Sipas tij, rruga e tyre është rrugë e vazhdueshme për liri, për drejtësi dhe barazi në mes të njerëzve dhe popujve.

Postimi i plotë i Muratit:

Në përvjetorin e dy viganëve të lirisë së Kosovës Afrim Zhitia e Fahri Fazliu çka do që thuhet është e pakët. Ta vazhdojmë rrugën e tyre të gjithë thonë e sa pak në realitet sot këtë e bëjnë. Rruga e tyre është rrugë e vazhdueshme për lirinë, për barazinë në mes të njerëzve dhe popujve e për drejtësinë. Rruga e tyre është rrugë drejt një shteti të drejtë e të barabartë. Rrugë ku vlerësohet dija, ndershmëria e përkushtimi në punë e jo njohtësia, nepotizmi, përkatësia klanore, provinciale e partiake. Është rrugë e sakrificave të përditshme për të përgjithshmen e rrugë e paqes e dashurisë në mes njerëzve. Sot sakrifica nënkupton ta duam këtë që e kemi arritur e të vazhdojmë për më tej. Sepse rruga e tyre është edhe rrugë drejt bashkimit kombëtar. E kemi humb pak këtë rrugë, po të lumtë ne që i kemi heronjtë për të na përkujtuar dhe ndriçuat rrugën e vërtetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se për…