Zidane: Do të jetë sfidë delikate

02 nëntor 2020 | 16:27

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes se Ligës së Kampionëve kundër Interit, ka thënë se skuadrën e tij e pret nesër një ndeshje delikate.

“E njoh shumë mirë Interin, do të jetë sfidë delikate, e luftuar nga të dyja krahët. Ata janë shumë të fortë fizikisht dhe do të na e bëjnë të vështirë”, u shpreh fillimisht Zidane.

“Reali për Champions? Ne kemi frymën për të fituar gjithçka. Conte? E njoh është një person fantastik dhe kemi raporte mjaft të mira pavarësisht se këto kohë nuk jam dëgjuar me të”, ka shtuar trajneri i Realit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën…