Ademi, gjyqtarëve: Duhet të jeni më vigjilentë

02 nëntor 2020 | 17:29

Pas fillimit të ndeshjeve të fazës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll dhe analizimit të rasteve kontestuese në xhirot e fundit nga profesionistë të ndarjes së drejtësisë, kryetari Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë mbajtur takim me gjyqtarët e Superligës.

FFK-ja ka njoftuar se kryetari Ademi ka kërkuar nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe ta kryejnë punën e tyre në përpikëri, derisa ua ka bërë të qartë se masat ndaj atyre që do të bëjnë gabime do të jenë të ashpra deri në delegim në ligat më të ulëta.

“FFK-ja ka investuar vazhdimisht në gjyqtarë të rinj dhe do ta vazhdojë punën në këtë drejtim ngaqë, krahas rritjes së cilësisë së ligave, synon që të ketë rritje të kapaciteteve dhe profesionalizmit edhe te gjyqtarët dhe organet e tjera të saj. Komisioni i Gjyqtarëve së shpejti do të organizojë sërish normat fizike për gjyqtarët, me qëllim që në ndeshje të delegohen gjyqtarët më të përgatitur. Po ashtu, FFK u bënë thirrje edhe drejtuesve të klubeve që të mos bëjnë deklarata të pamatura dhe presion te gjyqtarët, sepse gjërat e tilla nuk do të tolerohen. Ndërkohë, sot (e martë), do të mbahet takimi edhe me gjyqtarët e Ligës së Parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara…