Grenelli në takimin me serbo-amerikanët: Nëse fiton Bideni nuk do të ketë përparim

02 nëntor 2020 | 17:13

I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka takuar përfaqësuesit e komunitetit serbo-amerikan të dielën, këtë herë në Pittsburgh.

Ai në këtë tubim me ta, iu ka thënë atyre se “fitorja e Joe Biden më 3 nëntor mund të rezultojë që i gjithë rajoni i Ballkanit të kthehet në status quo-në e mëparshme”.

Në një fjalim nga përfaqësuesit e nismës “Serbët për Trump 2020” të mbajtur në Pensilvani, Grenelli ka potencuar se të gjithë e dinin kush ishte Joe Biden, çfarë kishte bërë në Ballkan dhe sa kishte injoruar serbët dhe Serbinë.

“Nëse Bideni fiton nuk do të ketë përparim”, ka thënë Grenelli në një tubim në mbështetje të Donald Trump, ku ai foli për të gjitha arritjet e Trump dhe atë që ai dëshiron të arrijë në Serbi.

Në emër të nismës së udhëhequr nga profesor Olga Ravasi, Grenelli është prezantuar në fillim të takimit nga Stefani Laliç Adams, vajza e Niko Laliç, një nga pjesëtarët e misionit Halyard për të shpëtuar pilotët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore, dhe avokati Redia Filipoviq.

Grenelli ka theksuar se ai kishte mundësinë të fliste me audiencën pas prezantimit dhe ishte në një gjendje shpirtërore shumë të mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Midis të pranishmëve ishin Mark Zatezalo, një anëtar i legjislaturës së shtetit të Virxhinias dhe Valerie Gaidos, një anëtare e legjislaturës së shtetit të Pensilvanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës…