Presidenti i përkohshëm i Barcelonës: Messi do të trajtohet si lojtarët tjerë në zvogëlimin e pagave

03 nëntor 2020 | 00:58

Lionel Messi nuk do të ketë trajtim më special pasi Barcelona po negocion për t’i zvogëluar pagat e futbollistëve pas krizës së shkaktuar nga koronavirus, thotë presidenti i përkohshëm, Carles Tusquets.

S’do të ketë trajtim special për Lionel Messin.

Barça po negocion me futbollistët dhe të gjithë në klub për uljen e pagave, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19, pandemi që ka paralizuar gjithë botës.

Ashtu si futbollistët tjerë, edhe Leo duhet të pranojë që derisa të stabilizohet gjithçka, dhe të nisë rikthimi i tifozëve dhe futbollit në ditët normale, të pranojë uljen e pagës.

“Mendoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Më duket se ka një gatishmëri për ta bërë këtë. Ne nuk duam të marrim para nga askush, por t’i rregullojmë pagat në mënyrë që t’i paguajmë ato kur është e mundur – kjo është zgjidhja që ne mendojmë se është më e vlefshmja duke pasur parasysh rrethanat”.

“Ne nuk mund të bëjmë diçka vetëm sipas dëshirës së [Messit]. Ne mund të krijojmë struktura të ndryshme për raste të ngjashme, por nuk mund të bëjmë marrëveshje për individë”.

“Synojmë ta zgjidhim çështjen me të gjithë stafin dhe të gjithë punonjësit dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që të gjithë të jenë të kënaqur”.

“Në varësi të parave në dispozicion, ne e dimë që të ardhurat tona do të bien me rreth 300 milionë euro nëse së shpejti nuk hapen stadiumet. Edhe nëse hapen, s’do të hapen plotësisht këtë sezon”./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kulmin e pandemisë së Covid-19, neuro-kirurgu i parë shqiptaro…