Haradinaj solidarizohet me Vjenën: Terroristët nuk do të fitojnë

03 nëntor 2020 | 08:15

Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj, ka reaguar pas sulmit që ka tronditur mbrëmë Vjenën.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Kosova solidarizohet me popullin austriak.

Ish-kryeministri tha se këto sulme, të cilat i ka quajtur qyqare, nuk do t’i realizojnë asnjëherë qëllimet e tyre. “Terrorizmi goditi edhe Vjenën. Lutemi për jetët e humbura, solidarizohemi me popullin aleat austriak, ndajmë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit. Sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë t’i realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Terroristët nuk do të fitojnë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se ndihet mirë me…