![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/Kuvendi-1-850x567-1.jpg)
Sot vazhdon seanca plenare me dy debate parlamentare
03 nëntor 2020
| 08:17
Kuvendi i Kosovës sot do t’i vazhdojë seancat e filluara dje me dy debate parlamentare.
Seanca e parë do të fillojë në orën 15:00, ndërsa në rend të ditës ka debat parlamentar për fatin e 1 600 civilëve shqiptarë që janë rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës dhe debat për luftimin e kancerit të gjirit.
Ndërsa seanca e së hënës filloi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Atë e ka prezantuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili, duke përmendur rëndësinë e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta miratojnë atë.