Veç edhe 10 shtretër të lirë në Infektivë, spitali plot pacientë

03 nëntor 2020 | 08:38

 

Dy persona të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë në orët e mbrëmjes të hënën. Këtë e ka konfirmuar infektologu Murat Mehmeti, i cili ka thënë se në Klinikën Infektive ka mjaft pacientë që janë në gjendje të rëndë. “Ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë. Kemi dy raste të reja të vdekjes sonte. Kemi pacientë në gjendje shumë të rëndë. Ka pacientë që luftojnë me vdekjen”, është shprehur Mehmeti.

“Ka përkeqësim të situatës për faktin se është rritur numri i pacientëve qoftë për t’u kontrolluar. Në zyrën e pranimit prej mëngjesit ka arritur numri në 150”, tha Mehmeti për “Klanin”.

Ai ka shtuar se Klinika Infektive është në kapacitetet e saj sa i përket hapësirës. “Janë 105 të shtrirë aktualisht. Kjo nënkupton se klinika është e mbushur. Realisht kapacitetet e klinikës sonë janë 115-120 shtretër. Edhe dhjetë vende mund t’i kemi të lira deri në mëngjes. Numri i pacientëve nën 100 nuk është në klinikë në këto dy javët e fundit”, ka treguar Mehmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të arritur në fshatin Zhongdong të Kinës, duhet më…