Lufta kundër terrorizmit është lufta jonë e përbashkët

03 nëntor 2020 | 08:46

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu tronditjen e saj për sulmet që ndodhën mbrëmë në të gjithë qendrën e Vjenës dhe tha se Gjermania qëndroi në solidaritet me Austrinë fqinje në luftën kundër, siç tha ajo, “terrorizmit islamik”. “Në këto orë të tmerrshme kur Vjena është bërë shënjestër e dhunës terroriste, mendimet e mia janë me njerëzit atje dhe forcat e sigurisë që përballen me rrezikun”, tha Merkeli në një deklaratë të botuar nga zëdhënësi i saj në “Twitter” të martën.

“Ne gjermanët qëndrojmë në solidaritet me miqtë tanë austriakë. Lufta kundër terrorizmit islamik është lufta jonë e përbashkët”, shprehu mendimin ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dihet se çfarë mund të bëjë një president në drejtim…