Macron: Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë

03 nëntor 2020 | 08:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, ku është raportuar se kanë mbetur të vrarë shtatë persona dhe janë plagosur disa të tjerë. Macron përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se e ndajnë tronditjen me popullin austriak.

“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe ndëshkimin e popullit austriak të goditur sonte nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, një vend mik është nën sulm. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzojmë asgjë”, ka shkruar Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu tronditjen e saj për sulmet…