22 të prekur nga Covid-19 në klubin zviceran

03 nëntor 2020 | 09:06

COVID-19 ka prekur shumë klube të futbollit në Evropë.

Sioni është një prej skuadrave që ka marrë një goditje shumë të fortë dhe ka njotuar se ka 22 raste infektimi me këtë virus.

Klubi helvet ka bërë me dije se pas testeve të kryera ka rezultuar se 13 lojtarë janë pozitivë, ndërsa janë prekur dhe 9 anëtarë të stat teknik.

Klubi kishte bërë 45 teste, ndërsa përgjigjet kanë ardhur paraditen e sotme.

Nisur nga një situatë e tillë, Sioni i ka kërkuar Federatës së Futbollit Zviceran të shtyjë ndeshjen e së mërkurës kundër Lucerne dhe sfidën kundër Baselit për të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur listën e radhës…