Ministri i Drejtësisë pret në takim Driton Lajçin, e falendëron për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë

03 nëntor 2020 | 10:36

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim Driton Lajçin, i cili ka përfunduar mandatin dyvjeçarë në Ministrinë e Drejtësisë në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare për të Akuzuarit Potencial nga Dhomat e Specializuara.

Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar Lajçin për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë.

Ai ka theksuar se Lajçi është një aktivist i kahmotshëm i çështjes shqiptare, ku sipas Selimit, ai edhe njëherë dëshmoi se qëndron besnik ndaj shtetit.

“Prita në takim Driton Lajçin me rastin e përfundimit të mandatit të tij, të cilin e falënderova për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë, ku shërbeu me integritet dhe profesionalizëm. Dritoni, një aktivist i kahmotshëm i çështjes shqiptare edhe njëherë dëshmoi se qëndron besnik ndaj shtetit”, ka shkruar ministri Selimi.

Ndërkaq Driton Lajçi ka shpërndarë postimin e ministrit Selimi, të cilin e ka falendëruar për mbështetjen, si dhe kolegët e tij për punën e përbashkët që kanë bërë.

“E falënderoj mikun, Ministrin Selimi, për mbështetjen si dhe falënderoj te gjithë kolegët e mi te çmuar për punën tonë të përbashkët. Vazhdojmë të jemi bashkë në projekte të reja”, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” Driton Lajçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Seremb Gjergji- Vala e Kuqe do ta rimarr Amerikën…