Limaj: I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm

03 nëntor 2020 | 10:40

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë.

Ai ka thënë se është i shokuar nga sulmi në Vjenë e që cak ishin persona të pafajshëm.

“I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm. Në këto momente të rënda për popullin mik austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin austriak”, ka shkruar Limaj.

Limaj ka thotë se Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit.

“Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim Driton…