15-vjeçari turk filmon veten nën rrënojat e tërmetit(Video)

03 nëntor 2020 | 16:58

Video e një djali 15-vjeçar nga Turqia po bën xhiron e rrjetit. Ai ka filmuar veten nën rrënoja pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti.

Gunay Ozisik është shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit 10 orë pas tërmetit.

Në momentin kur e gjithë ndërtesa po dridhej nga tërmeti i fuqishëm, djali po fliste me të ëmën në telefon dhe bërtet “mama” nga frika dhe më pas gjithçka u shemb.

“Mu deshën 2 orë të shkoj në shtëpi për shkak të trafikut dhe kur pashë ndërtesën të rrënuar mu drodh zemra, por fatmirësisht im bir arriti të mbijetonte”, ka deklaruar e ëma për një media turke. /tvklan.al.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bardhyl Mahmuti Pas aktit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë,…