Reali shijon fitoren e parë, Liverpooli shkatërroi Atalantën

03 nëntor 2020 | 22:54

Real Madridi e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Interin me rezultat 3-2.

Për të marrë maksimumin e pikëve, Realit i është dashur që të djersitët shumë për faktin se epërsinë  krijuar prej dy golave e barazoi Interi në 2-2, por një gol i Rodrygos i solli fitoren madrilenëve.

Në anën tjetër Liverpooli e shkatërroi në Bergamo, Atalantën (0-5). Tre gola i realizoi Jota, kurse nga një e shtuan Mane dhe Salah.  Fitores i është gëzuar edhe Bayern Munchen që e mposhti Salzburgun (2-6).

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka rikthyer epërsinë ndaj enterit (3-2), në…