![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/liga-e-kampioneve-2.jpg)
Rikthehet përballja Leipzig – PSG
Rikthehet përballja në mes dy skuadrave që u takuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar mes RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain.
Kësaj radhe këto dy skuadra takohen në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, por një fakt interesant është se Leipzigu dhe PSG-ja janë mposhtur sivjet nga Manchester Unitedi dhe sonte kërkojnë pikët për t’i shtuar gjasat e kualifikimit në fazën tjetër.
Në gjysmëfinale të edicionit të kaluar me e suksesshme kishte dalë PSG-ja, por kësaj radhe gjermanët do të kërkojnë të “hakmerren” për atë eliminim, por edhe për t’i ruajtur shpresat për kualifikim. Në anën tjetër edhe francezët kanë grumbulluar vetëm tri pikë dhe synojnë që ta marrin fitoren e dytë në këtë edicion. Vendësve u mungojnë Marcel Halstenberg, Fabrice Hartmann, Lucas Klostermann dhe Konrad Laimer, kurse rikthehet Emil Forsberg.
Ndërsa mysafirëve u mungojnë Mauro Icardi, Leandro Paredes, Marco Verratti, Julian Draxler, Neymar, Juan Bernat dhe Alexandre Letellier. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchester United e kërkon fitoren e tretë ndaj Basaksehirit në Turqi. Në Grupin F, Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Starkoshës i shkon në Rusi Zenitit me synim për ta marrë maksimumin e pikëve dhe të mbetet në pozitën e parë të grupit. Ndeshje interesante do të jetë edhe në mes të Club Brugge dhe Borussia Dortmundit, që kërkojnë fitoren në Belgjikë për të mbetur në hap për kualifikim.
Grupi E
21:00 Chelsea – Rennes
21:00 Sevilla – Krasnodar
Tabela
1. Chelsea 2 4 pikë
2. Sevilla 2 4
3. Krasnodar 2 3
4. Rennes 2 3
Grupi F
18:55 Zenit – Lazio
21:00 Club Brugge – B. Dortmund
Tabela
1. Lazio 2 4 pikë
2. Club Brugge 2 4
3. Dortmund 2 3
4. Zenit 2 0
Grupi G
21:00 Barcelona – Dynamo Kyiv
21:00 Ferencvaros – Juventus
Tabela
1. Barcelona 2 6 pikë
2. Juventus 2 3
3. Dynamo Kyiv 2 1
4. Ferencvaros 2 1
Grupi H
18:55 Basaksehir – M.United
21:00 Leipzig – PSG
Tabela
1. United 2 6 pikë
2. PSG 2 3
3. Leipzig 2 3
4. Basaksehir 2 0
(V.Z / Epoka e re)